Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla në ora 12:00 mbajnë konferencë për media

23 dhjetor 2023 | 09:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë paralajmëruar një konferencë të përbashkët, të shtunën e 23 dhjetorit, mirëpo që tema për të cilën do të deklarohen para gazetarëve s’është bërë e ditur.

Konferenca është planifikuar që të nis në ora 12:00.

Paraqitja e fundit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të pérbashkët me ministrin Xhelal Sveçla kishte qenë më 15 qershor.

Kjo konferencë kishte ardhur pasi që tre policë kufitarë ishin kidnapuar nga shteti i Serbisë, Qeveria e Kosovës, kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për situatën e sigurisë në Veri.

Rrëmbimin e Policëve kryeministri Kurti e kishte cilësuar si agresion ndaj shtetit, hakmarrje dhe tentim për eskalim të situatës, prandaj njoftoi se Qeveria e Kosovës ka shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vijnë nga Serbisë, sidomos ato transportuese.

“Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj Policisë së Kosovës që po lufton krimin dhe intencë për destabilizim në kohën kur ne tashmë kemi propozuar planin 5-pikësh për de-eskalim dhe për normalizim”, kishte thënë ai.

Ndërsa kishte shpjeguar se si ishte zhvilluar aksioni i rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë, ai duke u thirrur në informatat e institucioneve të sigurisë, kishte deklaruar se kidnapimi i policëve ka ndodhur thellë brenda territorit të Kosovës duke mohuar kështu versionin zyrtar të Beogradit se arrestimi i policëve ka ndodhur brenda kufijve të shtetit serb.

Argumentimin e tij Kurti, e kishte përforcuar me detaje që janë gjetur në vendin ku ka ndodhur rasti i kidnapimit.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe KFOR-i ka qenë edhe Policia e Kosovës aty kanë gjetur gjurmët e çizmeve të huaja në drejtim të Serbisë, por janë gjetur edhe pranga lidhëse të plastikës, pra si është e mundur që ata pretendojnë që janë lidhur në Serbi kur lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë pikërisht në këtë vend”, kishte thënë ai në qershor.

Ndërsa kishte bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të bëjë trysni mbi Beogradin zyrtar, duke theksuar se ka mbetur i befasuar nga toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë.

Kur ndodhi sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjë të Zvecanit, ku kishte humbur jetën rreshteri tashmë i shpallur hero nga institucionet Afrim Bunjaku, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ishte paraqitur me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Një konferencë të ngjashme Kurti e Sveçla e kishin mbajtur edhe në muajin dhjetor të 2022-ës, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në…