Albin Kurti fton qytetarët në tubimin përmbyllës në Prishtinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, i cili do të mbahet në Prishtinë, raporton GazetaBlic.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Kurti tha se zgjedhjet ishin të panevojshme, por theksoi se pjesëmarrja në votim është e domosdoshme. Ai njoftoi se fushata po i afrohet fundit dhe se përmbyllja e saj do të jetë “madhështore”.
Tubimi është planifikuar të mbahet të shtunën, në orën 20:30, në hapësirën prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është i domosdoshëm.
Po i afrohemi mbylljes së kësaj fushate dhe, natyrisht, përmbylljen do ta kemi madhështore.
Ju ftoj krejtve në tubimin tonë në Prishtinë, ejani nesër, ditë e shtunë, prej orës 20:30, në hapësirën prapa Pallatit të Rinisë.
Ju dua fort e mirupafshim!



