‘AlbinExpress’, Kica-Xhelili: Kurti po bën propagandë me vetingun

27 mars 2024 | 14:22

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj postimit të fundit të  publikuar në “Facebook” nga kryeministri Albin Kurti lidhur me vetingun në sistemin e drejtësisë.

Kica-Xhelili, ka thënë se vlerësimi i Kurtit për vetingun është propagandë.

“Kryeministër, ta lexova statusin. Seriozisht qenke dorëzuar! Nëse këtë proces e quan veting të shumëpritur, atëherë ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë. Ky proces, i amputuar e i shkatërruar me fajin tuaj, nuk është as afër vetingut të shumëpritur. Është turp dhe manipulim madje ta quash veting”.

“Mjaft me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse ai vetingu i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde. Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash”, ka shkruar ajo një “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mixhen Ademi shpall të pavlefshme Diplomën e shkollës së mesme…