Albulena Haxhiu nesër bën homazhe në Prekaz, në mbrëmje merr pjesë në pritjen shtetërore në Tiranë

27 nëntor 2026 | 16:03

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nesër, më 28 nëntor, do të zhvillojë disa aktivitete me rastin e shënimit të 114-vjetorit të Ditës së Flamurit.

Sipas agjendës së publikuar, Haxhiu do të bëjë homazhe në Prekaz, nga ora 10:00 deri në 10:30.

Ndërkaq, në orën 19:00, ajo do të marrë pjesë në Pritjen Shtetërore në Tiranë, të organizuar me rastin e 114-vjetorit të Ditës së Flamurit të Shqipërisë.

Përmes njoftimit, mediat janë ftuar që të përcjellin dhe mbulojnë këto aktivitete.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nëntori i vitit 2026 shënon 75-vjetorin e hapjes së Medresesë…