Albulena Haxhiu nuk dëshiron t’i përmendet Dardan Molliqaj

21 prill 2022 | 07:58

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është pyetur për ish-bashkëpartiakun e saj, tani kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe reagimi i saj ka qenë i shkurtër.

Në emisionin DPT te Fidani, Haxhiu ka thënë se nuk do të merret me Molliqajn.

“A bën të lutem mos ma përmend PSD-në… o hiç bre Fidan mos ma përmend Dardan Molliqajn. Dardan Molliqajt dhe PSD-së qytetarët ia kanë tregu vendin”, ka thënë ajo.

Ajo ka kërkuar me insistim që të mos pyetet për Molliqajn e as PSD-në nga gazetari Jupolli.

“Të lutem, nuk jam e interesuar për këtë person. Nuk jam e interesuar me fol për thashethemet e shpifjet e Dardan Molliqajt. Nuk jam e interesuar me u marrë me të”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka dhënë…