Aleat në luftë, partner në paqe

09 mars 2022 | 22:17

Shkruan: Hisen Berisha

Lufta në Ukrainë i japi perspektiv Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Kjo do të përshpejtoj edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe do të nxitë paqen edhe në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Serbia sa më shpejt që të kuptoj se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran edhe ajo do të hyjë në rrugë të zhvillimit.

Çdoherë Kosova duhet të jetë në gjendje gatishmërie për një provokim të mundshëm nga Serbia.
Por, Kosova nuk është Kosova e viteve 1998/99. Sot Kosova edhe shqiptarët do të përgjigjen si një komb i tërë me një ekonomi e fuqi ushtarake më të madhe, edhe siç e kam thënë edhe në një media tjetër, një sulm i Serbisë mbi Kosovën do ta prishte paqen, e ne kësaj here do ta shfrytëzonim situatën me i ndreqë gabimet historike, e luftën do ta bënim në qarkun e Nishit.
Unë besoj nga ajo sa kam informata dhe nga ajo çka kam parë se, Ukraina do të dalë fituese nga kjo luftë edhe fituese e madhe. Por, si ushtarak profesionist jamë koshient se në luftë mund të ketë të papritura dhe mund të ketë kthesa, edhe pse kthesa negative për Ukrainën pak gjasa ka! Por një thyerje e moralit të qeverisë se Ukrainës, një mos mbështetje e madhe nga perëndimi do të bënte me humb luftën!
Por, unë besoj se as morali nuk do të thyhet te populli dhe qeveria ukrainase, as mbështetja e botës demokratike nuk do të mungojë, shembull ta marrim Turqinë, Poloninë e Rumaninë, e kanë jetike fuqizimin e Ukrainës për siguri afatgjate.
Heqi interesat ekonomike aktuale me Rusinë që i bënë të kujdesshëm.

Sa i përket masave të qeverisë sonë, kjo qeveri u tregua e papërgjegjshme njëjtë si me energjinë, ashtu edhe me krijimin e rezervave në drithëra e karburante.

Lufta në Ukrainë është ditë që një vit që do të ndodhë, sidomos në katër muajt e fundit dhe qeveria nuk mori asnjë masë qoftë për rezerva ushqimore, qoftë në aspektin e sigurisë, e la Forcën pa ushtar duke mos i trajnuar rekrutët ’21 në emër të kursimit; pa përmbushur objektivat e fazës së parë, pra pa investime në infrastrukturë mbështetëse për ngritjen e kapaciteteve ushtarake sipas planit; pa një plan mobilizimi të përgjithshëm, as reagimi në rast alarmimi.
Kurse fondi për siguri është devalvim
i shtetit. Burimet financiare duhet t’i gjejë ministria e finanancave.

Kosova me lëvizjet e saj defanzive duke krijuar fonde gjoja për armatim e duke i përdorë siç u deklarua Ministri i Mbrojtjes si pilotprojekt për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, është duke shkuar drejtë mosegzistencës si shtet.
Politika financiare e rishikimit të buxhetit, ka për qëllim mbështetjen e resorëve që deklarojnë deficit buxhetor, siç po tregon qeveria me themelimin jolegjitim të Fondit për sigurinë ne Ministrinë e Mbrojtjes. Nëse qeveria nuk mund bën rialokime financash nga ministritë tjera, nëse nuk ka mjete në thesarin e shtetit, atëherë ka bankrotuar shteti. Por, në vlerësimin tim ka alternativa. Fondi i trustit dhe i Mirëbesimit duhet të përdoret për të financuar Fondin e Sigurisë. Si dhe riprogramimi i investimeve kapitale. Pse kjo qeveri nuk po e bën? Pse kjo qeveri po e minin pikërisht sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes, me para me prejardhje vështirë të kontrollueshme?

Prandaj, në të ardhmen e afërt forcat politike dhe shtetformuese kosovare duhet të riorganizohen dhe me procese demokratike ta përzëjnë frymën antishtetërore dhe antikushtetuese.

Se çfarë qasje duhet të ketë Kosova dhe institucionet e saj në kontekst të zhvillimeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, mendoj se, Kosova dhe qeveria duhet të jemi me aleatet tanë, prandaj, qeveria bëri mirë që u përgjigj me sanksione dhe është në harmoni të plot me aleatet.

Por kjo nuk mjafton, sepse ndihma për Ukrainën duhet të behet edhe më konkrete.

Aleat në luftë, partner në paqe.

Me Ukrainën si shtet i pavarur dhe sovran dhe shtet mik e aleat ne e forcojmë perimetrin e sigurisë se jashtme të Kosovës dhe Evropës, prandaj ne shqiptaret e kemi një fjalë ”Miku i mirë shihet në ditë të vështira”.
Kjo, do të forconte miqësinë ashtu siç e kemi ndërtua miqësinë me popullin kroat e boshnjak.

Kurse reagimi i bashkësisë ndërkombëtare gjegjësisht NATOs, duhet të jet i prerë sa që edhe me çmimin e kërcënimit që ka bërë i çmenduri Putin, duhet ta ndalojnë instalimin e neokomunizmit stalinist.

Njeriu modern nuk guxon ti nënshtrohet diktaturës putiniste si neokomunizëm, i cili po instalohet me krim shtetëror kundër njerëzimit, e shenja të një gjenocidi. Sulmi në termoelektrana bërthamore si ajo e Çernobilit, është alarmi për njeriun modern se, më mirë të vdesim duke u mbrojtur se sa të vdesim të masakruar, përdhunuar e poshtëruar!
Shpresoj që Pentagoni ta lexoj sa ma shpejtë e kjartë këtë luftë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadik Zeqiri 21 vjet më parë, më 8 mars, isha…