Aleksandër Jabllanoviq shqyrton tërheqjen nga gara për zgjedhjet në veri

20 prill 2023 | 17:53

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës Aleksandër Jabllanoviq është duke shqyrtuar largimin nga gara për kryetar të Leposaviqit.

Këtë e ka konfirmuar vet ai, në një deklaratë për Dukagjinin.

“Ne jemi duke punuar që të marrin një vendim përfundimtar nëse do vazhdojnë apo jo në garën për të parin e Leposaviqit”, ka thënë Jabllonoviq.

Por, ai nuk është përgjigjur nëse ky diskutim për tërheqje nga zgjedhjet vjen nga ndonjë presion nga Beograd por as edhe për ndonjë arsye tjetër që i ka çuar ta diskutojnë tërheqjen nga gara, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nezir Mehmetaj nga Rudica e komunës së Klinës, është arrestuar…