Alessandra Ambrosio në krahët e një mashkulli të ri (Foto)

17 gusht 2018 | 14:48

Alessandra Ambrosio është ndarë nga i fejuari i saj, Jamie Mazur pesë muaj më parë.  Pavarësisht kësaj, ajo është parë në krahët e të dashurit të ri.

Supermodeluesja është fotografuar me italianin Nicolo Oddi në Santa Monica. Nicolo është themeluesi dhe shefi ekzekutiv i “Alanui”, një markë luksoze italiane.

Ndërsa engjëlli i “Victoria Secret” vetëm 5 muaj më parë i ka dhënë fund fejesës 10-vjeçare me Jamie Mazur. Ata kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Anja, 9 vjeç dhe djalin Noah, 6 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihma për të shpëtuar botën me “Avengers” ka ndihmuar Scarlett…