Ali Ahmeti më i besueshëm tek shqiptarët, Zaevi tek maqedonasit

22 nëntor 2018 | 10:47

Zoran Zaev vazhdon bindshëm të drejtojë me 21.4% të rejtingut ndërkohë që rënie ka shumë të ulët, e pas tij vjen Hristijan Mickoski me 14% besueshmëri por me rënie të madhe edhe pse shkon para Ivanovit i cili ka rënie drastike dhe me vetëm 6% të besueshmërisë. Pas tij vjen Ali Ahmeti me 5.7%, Ziadin Sela me 3.8%, ish kryeministri Gruevski me 2.7% në kuadër të rejtingut të matur mes qytetarëve.

Përkrahja e madhe e Zaevit vjen edhe nga popullariteti mes shqiptarëve, me vetëm 17.6% ai është lideri i dytë i popullarizuar tek shqiptarët pas Ali Ahmetit i cili shkon i pari me 23% derisa i treti është Sela me vetëm 16%, ndërkohë që 39.9% ende nuk kanë asnjë besim tek politikanët.

Sa i përket rejtingut tek partitë politike, rritje ka LSDM derisa VMRO ka rënie. 26.8% ka LSDM, 21.5% ka VMRO. BDI është stabile me 6.7%, ASH me 3%, Besa me 2.4% dhe 21.3% nuk do të votojnë aspak.

Por këtu interesante janë të dhënat sipas etnitetit, VMRO bindshëm lëviz tek maqedonasit 30.4% derisa LSDM me 25.5%.

Ndryshim drastic tek shqiptarët bindshëm lëvizë LSDM si e para me 27.5% derisa e dyta vjen BDI me gjysëm% më pak se LSDM.

VMRO tek shqiptarët është thuajse zero.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme lidhur me politikën…