ALI AHMETI NË MES TË GJENERALIT CLARK DHE TRAVARIT

26 tetor 2021 | 23:35

Ismet Sylejmani

Skena politike në Maqedoninë e Veriut është e mbushur me shumë të papritura!

Ekstremet janë të pranishme edhe në këtë shtet, të cilat manifestojnë nderim e rrespekt por edhe cinizëm e përbuzje, dashuri e urrejtje, ato kur grumbullohen e bëhen bashk, përbëjnë një tërësi e cila kur ndahet në dysh, lëshon aromë mirënjohjeje të pashembullt sikur ajo e Gjeneralit legjendarë Amerikan Clark dhe kutërbim ere qorapësh si kjo e Kryetarit aktual të Gostivarit, Taravarit!

Rrallë herë ndodhë që goditja e kundërshtarit sikur në këtë rast vlerësimi kundër Ali Ahmetit, kjo e Taravarit, fyen jo vetëm Ali Ahmetin por edhe Komandantin heroik të US ARMY, i cili Udhëheqësin e popullit shqiptar me madhështi e solemnitet e quanë LEGJENDË, kurse në foltoren e tij me mikrofon, i mjeri Taravar e quan Ali Ahmetin të smuar politikish!

Kush ka të drejtë Gjenerali Amerikan Clark apo Taravari i Gostivarit!

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti është vlerësuar lartë nga populli e nga miqtë, nga aleatët dhe nga personalitete të mëdha politike e ushtarake, por edhe nga armiq të ndryshëm pushtues e kundërshtarë, sepse figura heroike dhe titanike, edhe kur kundërshtohet e denigrohet, ajo megjithatë edhe vlerësohet, ani pse sulmohet e goditet për qëllime të larta të ulëta!

Jo zoti Taravari, nuk ta ka borgj Gostivari, të fyesh figurën madhore të Ali Ahmetit, të cilin SHBA dhe Gjeneralët e sajë e vlerësojnë legjendarë e goja jotë plot shkumë nxjerr diagnostifikim të qëllimtë e të palarë!

Jo Taravar, nuk fitohet me fyerje e ultësi, sepse kjo nuk është as traditë shqiptare as vlerë atdhetare, përkundrazi është defekt e dobësi, sikurse ishte edhe armiqësi e madhe dhe tendencë për diskualifikim nga propaganda përqarëse e aparatit të Serbisë pushtuese, vrasëse, etiketuese dhe eleminuese!

Populli dhe votuesi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, me votë do të tregojë, vlerësojë e ndëshkojë, se a është me Ali Ahmetin legjendarin e popullit shqiptar e të Gjeneralit Wesley Clark apo do të rreshtohet me jargët dhe diagnostifikimin vrasës e infuzionin e prishur e vdekjeprurës të Taravarit!

Prishtinë, 26 Tetor 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për Gjakovën, Ardian Gjini ka treguar arsyet…