Ali Ahmeti rizgjedhet kryetar i BDI-së

21 dhjetor 2019 | 19:32

Në një atmosfere impozante që më shumë i ngjante një tubim përmbyllës të fushatave zgjedhore me prezencë të mijëra përkrahësëve, Kongresi i katërt zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që u mbajt të shtunën në Shkup rizgjodhi njëzëri Ali Ahmetin në krye të këtij subjekti politik edhe për katër vitet e ardhshme.

Mbi 800 delegatë prezent në Kongres, në këmbë dhe me duartrokitje, votuan në përkrahje të Ali Ahmetit që t’i prijë Bashkimit Demokratik për Integrim në fitore të reja.

Në Kongres u zgjodhën edhe anëtarët e organeve të reja partiake, Kongresit i vazhdimësisë, Këshilli Kombëtar, Komisioni qëndror zgjedhor si dhe Këshilli i Përgjithshëm i cili më pastaj në mbledhjen e vet konstituive zgjedh kryesinë e partisë, nënkryetarët dhe sekretarët.

Të pranishme në këtë Kongres të BDI-së ishin edhe partitë politike LSDM, VMRO, NSDP, LDP, PDSH, RDK, TDP, PS e Shqipërisë, PD e Shqipërisë, LSI, PDK, Vetëvendosja, Nisma, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtarë dhe të organizatave ndërkombëtare dhe të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka thënë se është për…