Ali Ahmeti, shëmbëlltyrë e lidershipit shqiptar

10 nëntor 2023 | 20:22

Nga Astrit Gashi

Ende pa u caktuar data e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare, partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë nisur fushatën elektorale me mbështetësit e tyre. E këto zgjedhje mund të shpallen me së voni më 4 janar kur është dhe datëlindja e themeluesit të lëvizjes së rezistencës aktive të shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik Ali Ahmetit.

Tashme e mësojmë së asgjë nuk është rastësi së pse kjo datë është ditëlindja dhe e agjencisë së lajmeve Kosovapress dhe Zërit të Luftës Çlirimtare Radios Kosova e Lirë. Ali Ahmeti ka qenë njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në vitin 1998, në fillim të luftës, ai është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por cila është formula e liderit politik dhe shpirtëror të Shqiptareve ne Maqedoninë Veriore që i fitoj të gjitha betejat në të cilat mori pjesë dhe pse i luftuar nga të gjithë.

“Gjërat nuk duhet të merren me emocion, gjërat duhet parë me gjakftohtësi, duke marrë më të mirën e mundshme në secilin proces që kemi për të mirën e të gjithë pa marr parasysh etninë e tyre vetëm kështu ndërtohet një paqe e qëndrueshme”
thotë Ali Ahmeti lideri iBDI-së.

Me këtë formulë arriti që per here të parë të marr poste të rëndësishme ne qeverinë Maqedonase i cili ishte dhe çelësi i suksesit për të gjitha qeveritë që nga pavarësia e saj e deri ne ditët e sotme.

Ali Ahmeti, ish lideri i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare është emblema e secilës nismë për avancimin e pozitës shqiptarë në Maqedoninë Veriore. Kontributi i tij për hapjen e institucioneve arsimore në gjuhën shqipe, aplikimit të gjerë dhe kuotave të punësimit. Punësimi masiv i shqiptarëve në institucione sipas kuotave përkatëse në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, futja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare e barabartë me maqedonishten, vendosja e ekuilibrit në financimin e komunave, sigurimi i pensioneve është rezultatit i politikes së tij.

Ali Ahmeti është i vetmi lider politik shqiptar që pozitat e rëndësishme nuk i mori per vete po ju dha shqiptareve të cilët ishin të përgatitur të udhëheqin me shtetin. Sot kudo ne qeverinë maqedonase kemi djem dhe vajza të cilët sot përfaqësojnë jo vetëm shqiptaret por të gjitha bashkësitë etnike ne Maqedoninë Veriore.

Për dekada të tëra Ali Ahmetit nuk i doli një kundër kandidat për kokën e BDI-së jo që nuk kishte kandidatë dhe komandantë që e dëshiruan këtë pozitë por nuk e kishin asnjeri karizmin e tij vullnetin e tij për të arrite rezultate në të mirën e përgjithshme. Pa Ali Ahmetin, Maqedonia Veriore nuk do të ishte kjo që është!

Roli i tij në politiken e Maqedonisë Veriore është i padiskutueshëm sa që mund të quajmë dhe Zeusi Shqiptar i cil  dërgoi në pension elitën politikë të Maqedonisë Veriore si Cërvenkovski, Georgievski, Gruevski, Ivanov, Buçkovski, e shumë të tjerë dhe nga partitë shqiptare.

Por cila do të ishte fitorja me e madhe e Ali Ahmetit njeriut që së humbi asnjë beteje. Nëse arrijnë të unifikojë faktorin politike shqiptar që të kemi për here të parë një president shqiptar në Maqedoninë Veriore  që tashmë shqiptaret kanë dhëne prova së munden të kenë një kandidat i cili do të votohej dhe nga maqedonasit.

Me këtë Ali Ahmeti, si themelues, udhëheqës i padiskutueshëm i shqiptarëve do të plotësonte biografinë e tij politikë i cili asnjëherë nuk kërkoj poste per vete por për komunitetin etnik shqiptar.

Shqiptarët në treva tjera etnike e kanë formulën se si luftohet dhe si fitohen betejat. Pastaj, komandanti i jep meritën dhe postet ushtarëve të tij e vet i thotë këngës “Thret Prizreni mori Shkodër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri ditën e…