Aliti: Besoj fuqishëm në fitore

05 qershor 2019 | 20:37

Mbrojtësi Fidan Aliti beson fuqishëm në fitore ndaj Malit të Zi, kurse për mungesën e shikuesve është i mendimit se më shumë i përshtatet Kosovës për faktin se luan si mysafirë.

“Kemi respekt për kundërshtarin, por ne i dimë kualitetet tona. Stërvitjet kanë qenë shumë intensive dhe djemtë kanë punuar me përkushtim, prandaj besoj se do të hyjmë në ndeshje me mentalitet pozitiv. Ndeshja në Podgoricë pa tifozë? Kam luajtur ndeshje të tilla me Skënderbeun në Ligën e Evropës. Është ndeshje e veçantë sepse çdo zë ndihet në fushë. Megjithatë mund të jetë pozitiv sepse komunikimi mes lojtarëve është më i lehtë sepse s’ka zhurmë të shikuesve dhe kur e mendojmë se luajmë si mysafirë mund të jetë pozitive për ne”, ka thënë Aliti.

“Kam plotësisht besim te djemtë tanë. Besoj fuqishëm se do të kemi gjasa të mëdha për ta fituar ndeshjen”, ka deklaruar Aliti.
/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e…