Aliti: Nuk kemi frikë ndaj Anglisë, por vetëm respekt

09 shtator 2019 | 21:19

Fidan Aliti, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, është shfaqur në konferencë për media me trajnerin Bernard Challandes, para ndeshjes së nesërme me Anglinë.

“Ishte një ndeshje e mirë, jo vetëm unë, por luajtëm mirë gjithë ekipi. Pritjen që bëra ishte pak fat, por në fund bëra punën time”.

“E dimë çfarë ekipe ka Anglia, por duhet të luajmë ashtu siç luajtëm kundër Çekisë dhe të mos ndryshojmë filozofin tonë”.

“Nuk kemi frikë, por kemi respekt për gjithë futbollistët e Anglisë, siç kemi për ekipet tjera. Është e qartë që Anglia është një ekip krejt tjetër, një niveli tjetër, por nuk kemi frikë, vetëm respekt për ta”, tha Aliti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu në detyrë i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka thënë se…