Aliu jep detaje për vizitën në Leposaviq

13 qershor 2023 | 12:20

Ministri i Infrastrukturës, Liburin Aliu, ka njoftuar për vizitën që i ka bërë kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në objektin e komunës.

Ai ka thënë se me kryetarin kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët.

“E falënderoj kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo dit”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është duke shijuar së fundmi…