Aliu konfirmon largimin e Nexhat Krasniqit nga shërbimi civil

22 nëntor 2023 | 12:36

Komisioni disiplinor ka marrë vendim që ta largojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i cili është përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit, ka konfirmuar të mërkurën ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Krasniqi ishte dërguar në komisionin disiplinor pasditen e së hënës. Baza kryesore ligjore që është përdorur për rastin e tij është Ligji i ri për zyrtarët publikë.

“Më datën 3 nëntor jemi njoftuar nga Departamenti i Shtetit që z. Krasniqi ka masë. Sot me vendim të Komisionit Disiplinor ai është hequr nga shërbimi civil”.

“Është një proces që ka shkuar sipas rregullave. Për deklarimin e ministres së Drejtësisë, e falënderoi atë që ka gjetur kohë të flasë për këtë çështje. Tash pas kësaj situate, po presim informata nga DASh-i dhe çfarëdo situate që shpie në diçka të dyshimtë, menjëherë do të kërkohet auditim”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema në të njëjtën skuadër, për…