Aliu: MMPHI-ja ka paraparë 223 milionë euro për investime kapitale

27 nëntor 2023 | 15:08

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, bashkërisht me zëvendësin e tij, Hysen Durmishin, kanë raportuar në Komisionin Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku ka bërë me dije se në vitin 2024 ministra që drejton do të operojë me buxhet prej 265 milionë e 445 mijë euro.

“Për vitin 2024, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të operojë me buxhet në vlerë prej 265 445 995.00 euro, ku prej tyre:  Paga dhe Mëditje – 5 212 527 00 euro Mallra dhe Shërbime – 34 940 148.00 euro. Subvencione dhe transfere -1 643 814 00 euro si dhe investime kapitale -223 168 016.00 euro si dhe shpenzime komunale – 481 490 00 euro”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri…