Aliu ofron mbështetje për KF Ferizaj

17 korrik 2018 | 16:38

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim drejtuesit e ri të KF Ferizaj të prirë nga kryetari Fisnik Bucaliu.

Në këtë takim u diskutua për organizimin e klubit dhe përgatitjet për inkuadrim në Superligë si dhe sponsorizimet në klub me qëllim ecjen përpara në gara.

Drejtuesit e ri të skuadrës së Ferizajt janë: Fisnik Bucaliu (kryetar), kurse  Mustafa Grainca, Sadush Rysha, Naser Hoxha, Blerim Hyseni, Arian Imeri dhe  Fatmir Reshani (anëtar). Kryetari Aliu iu ofroi mbështetje të plotë drejtuesve të rinj  të KF Ferizaj, me qëllim arritjen e sukseseve dhe rikthimin e famës së dikurshme të kësaj skuadre.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka…