Alkoolizimi, banditizmi dhe vrasjet

24 qershor 2022 | 17:00

(Qasje nga aspekti kriminalistikë)

Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë

Ky shkrim është nga qasja kriminalistike, dhe vetëm kështu mbetët.

Fillimisht duhet sqaruar për baziken-normalen, nuk konsideroj assesi dhe në asnjë mënyrë  krim konsumimin e alkoolit, sepse nuk është definuar ashtu nga ligjet e demokracisë liberale.

Pra nuk jemi në kohën  e Elliot Ness dhe Al Capone

Unë analizën kryesore e kam  tek konsumimi i tepëruar(Patologjinë) i cili manifestohet me sjellje devijante dhe inkriminuese në dëm të publikes/shoqërisë, përmes humbjes së vetëdijes dhe problemeve më pastaj cenohet rendi dhe siguria qytetare në përgjithësi.

Qëllimi i vetëm është ta dimë se ata që janë kriminel dhe merren me vepra të rënda kriminale, si veprojnë para sulmit nën ndikimin e alkoolit, kur kryejnë plaçkitje ose vrasin si reagojnë dhe sa të rrezikshme janë gjendjet e tilla në ato momente tragjike!

Çdo ditë shohim, dëgjojmë grabitjet dhe lëndimet ose edhe vrasjet që u shkaktojnë viktimave.

Prandaj shkrimi ka qëllimin e vetëm kujdesin maksimal dhe informimin e lexuesit për kujdesin nga situatat e tilla.

Sepse po ndodhin çdo ditë, secilën herë po janë më brutale se dita paraprake.

Unë si  kriminalist po ju bëj një pyetje të thjesht, atyre që janë të prirë të shkruajnë ligje dhe vendosin kufizime:

A ka kufizime të blerjes së alkoolit nëpër shitoret apo supermarketet tona?

Ku duhej të shkruhej “ndalohet blerja e Alkoolit nën moshën 21 vjeçare”. Ose për ta blerë nevojitet verifikimi i moshës së rritur +18, pastaj në gastronomi të mos shërbehet alkooli për moshat nën 18 vite dhe shumë shembuj të tjerë puro bazik, atëherë shkrimi im e merr kuptimin e vet kriminalistik, sepse ju nuk do ta gjeni atë mbishkrim që duhet të jetë urgjent i vendosur në çdo ambient të tillë 24/7.

Dhe kjo është vetëm pyetje e thjesht dhe normale, kurse shkrimi im nuk ka qasje normale por merret me patologjinë dhe devijimet, inkriminimet dhe në fund pasojat prej atyre devijimeve të rënda.

Pasojat janë të tmerrshme, nuk ka ditë që nuk i shohim dhe ndonjëherë na tradhtojnë sytë e nuk e besojmë që po shohim ngjarje të tilla përreth nesh, si është e mundur edhe kjo të ndodhë themi në nënvetëdijen tonë!

Ndodhin në tërë botën jam i vetëdijshëm për atë punë, mirëpo fakti se Republika e Kosovës nuk është aq e populluar, jemi një lagje komplete e një metropoli Evropian dhe informacioni është tejet i madh sa që vazhdimisht po lexojmë e dëgjojmë lajme dhe vepra të tilla devijante.

Zbatueshmëria e ligjit në këtë drejtim, duke marr parasysh mosha që frekuentojnë lokale dhe blejnë pije alkoolike pa asnjë kriter është nën nivelin zero.

Nuk ka nevojë të nxjerrim përfundime, sepse shitoret afër shtëpisë suaj ta japin një mostër të vogël, dil shiko!

Grabitësit dhe qëllimet e tyre:

Ata kur nisen në aksion përdorin substance narkotike nga më të ndryshimet dhe kampion absolut është alkooli në shumicën e rasteve, dhe nën ndikimin e alkoolit dhe përzierjen me substanca tjera ilegale pasojnë lëndimet dhe pasojat janë edhe deri tek vrasjet, qëllimi i tyre është përfitimi (plaçka) nuk zgjedhin mjetet, ose thënë shkurt nuk i brengosin pasojat, sepse janë në gjendje dëlir të dehur ose nën ndikimin e substancave të ndryshme narkotike.

Lëndimi për këtë shtresë nuk qon aspak peshë, në ato moment nën ndikimin e substancave dhe alkoolit, dhe janë shembujt e freskët qe po i hasim çdo ditë as vrasjet nuk u lënë përshtypje, janë thjeshtë nivel i lartë i psikopatisë.

Alkool dhe Vrasjet

Ekziston një bashkëveprim i fuqishëm midis alkoolizimit dhe vrasjes.

Qoftë kryesi  i vrasjes nën ndikimin e alkoolit apo edhe viktima e tij (ose që të dy paralelisht).

Prandaj, alkoolizimi është faktor homicido-gjenez, viktimo-kriminogjen i rangut të parë.

Alkooli si faktor i fuqishëm kriminogjen sipas autorëve të ndryshëm në të gjitha analizat është dëshmuar si shkaktar i incidenteve të mëdha.

Konsiderohet se 2/3 deri te 4/5 e autorëve të vrasjeve janë nën ndikimin e alkoolit.

Ajo që është me rëndësi në aktin e vrasjes, nën ndikimin e alkoolit shumë lehtë vijnë deri te lirimi i agresivitetit, meqenëse mekanizmat inhibitor ngufaten.

Prandaj, me arsyeje shqyrtohen dhe theksohen faktet”….. se gjithmonë më të rënda dhe më të rrezikshme për shoqërinë janë ato forma të kriminalitetit: kryerja e të cilave planifikohet në gjendje të vetëdijshme kurse realizohet në gjendje të dehur!

Alkoolizimi dhe Banditizmi (plaçkitja)

Plaçkitja është një vepër jashtëzakonisht e rëndë penale shumë e ndërlikuar.

Kjo ka të bëjë me marrjen (grabitjen) e sendeve të huaja me dhunë  dhe kundër lirisë.

Këtu është në pyetje manifestimi i drejtpërdrejtë i dhunës, qoftë e përdorur dhuna apo kërcënimi se do të përdoret ajo.

Pra, në konstruktimin e veprës penale dhe aktit të kryerjes së saj si mjetë shfaqet dhuna.

Format e kualifikuara të grabitjes janë si raste shumë të rënda nëse me rastin e kryerjes së aktit të grabitjes është përdorur dhuna dhe shkaktuar lëndime trupore të rënda ose i është shkaktuar vdekja personit të sulmuar.

Format e grabitjes po marrin një formë kualifikuese në rastin e shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore në mënyrë mizore duke shkaktuar dhembje dhe vuajtje të mëdha viktimës si objekt sulmi.

Nëse është shkaktuar vdekja atëherë shtrohet pyetje logjike, penalo-juridike nga aspekti i përkufizimit, gjegjësisht rreth asaj se a bëhet fjalë për kryerjen e dy veprave të ndryshme penale që apriori refuzohet, sepse kjo vepër penale përmbledh edhe njërën edhe tjetrën.

Në distinksionin e grabitjes me shkaktimin e vdekjes së ndonjë personi duhet të bëhet dallimi i qartë dhe i prerë nga vepra penale e vrasjes për përfitim.

Grabitja është vepër shumë e rëndë penale sepse pasojat janë shtangu ese dhe shkaktojnë trishtim.

Kryesit e grabitjes janë psikopatë të pa përmirësuar, kriminel gjakftohtë, gjithmonë për të gjitha llojet rrëqethëse të krimit dhe të prirë ndaj alkoolit.

Dhe me rastin e kryerjes së grabitjes në një përqindje shumë të lartë janë nën ndikimin e alkoolit.

Në hulumtimet që janë bërë në Kroaci, në rastet e kryerjes së grabitjes nën ndikimin e alkoolit kanë qenë 74.4% të kryesve, kurse në Gjermani, 78% të rasteve kryesit e grabitjeve kanë qenë në ndikim të alkoolit.

Në një hulumtim tjetër madje edhe 96.8% të aktorëve në kohën e  kryerjes së  grabitjes kanë qenë në ndikim të alkoolit.

Në këtë hulumtim gjithashtu edhe viktimat kanë qenë në një përqindje shumë të lartë nën ndikimin e alkoolit , madje 80% e rasteve.

Pra, alkoolin e kanë konsumuar së bashku me kryesin që udhëzon në një shkallë shumë të lartë të vetisë viktimogjene të alkoolit.

Në Fund: Duhet vetëdijesim, veprim konkret dhe zbatim strikt të rregullave ligjore, legale dhe legjitime.

Zbatimi në praktik të legales, ligjores dhe legjitimes dallon shumë nga ai teorik, sepse praktika sjellë rezultatin, teoria mbetet ashtu si është pra mbetet puro TEORI dhe në fund e merr era, harrohet sikur mos të  kishte qenë fare, dhe në fund vuajtjet nga këto dukuri do te jenë konstante.

Mitrovice 24.06.2022

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez është 52 vjeç dhe duket super në formë.…