
Allegri: E ardhmja? Kam edhe dy vite në kontratë
27 maj
16:43
Juventus padyshim që ka kaluar një nga sezonet më të vështira vitet e fundit.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Milanit, Allegri ka folur rreth të ardhmes së tij e cila është vendosur shpesh në pikëpyetje prej mediave italiane.
“Kam edhe dy vite të tjera në kontratën time, do të angazhohem deri në fund të për të siguruar që Juventusi do të konkurrojë sërish për kampionat vitin e ardhshëm”, është shprehur tekniku i “Zonjës së Vjetër”.