Allegri flet për Interin dhe “Scudetto”-n

06 dhjetor 2018 | 13:45

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur para ndeshjes me Interin që zhvillohet të premten në mbrëmje.

Strategu italian e ka vlerësuar lartë skuadrën e Interit, kurse përballje e se premtes e quan si ato të Ligës së Kampionëve. “Nesër do të jetë një ndeshje e bukur dhe e rëndësishme, është derbi i Italisë. Ndeshja është si një ndeshje në Ligën e Kampionëve. Ne do të përballemi me një skuadër që është rritur shumë në kohën e fundit”, ka thënë Allegri.

Në fund Allegri ka folur edhe për “Scudetto”-n, duke thënë se: “Interi dhe Napoli janë rivalët tanë më të mëdhenj. Juventusi ende nuk e ka fituar ligën e Serie A-së, është një rrugë e gjatë deri në fund”.

/Epoka e re/

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti,  në seancën e sotme…