Allegri: Interi, kundërshtar i vështirë

07 dhjetor 2018 | 11:40

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur para ndeshjes me Interin që zhvillohet sonte (e premte).

Strategu italian e ka vlerësuar lart skuadrën e Interit, kurse përballje e së premtes e quan si ato të Ligës së Kampionëve.

“Nesër do të jetë një ndeshje e bukur dhe e rëndësishme. Është derbi i Italisë. Ndeshja është si një ndeshje në Ligën e Kampionëve. Ne do të përballemi me një skuadër që është rritur shumë në kohën e fundit”, ka thënë Allegri. Në fund Allegri ka folur edhe për “Scudetto”-n, duke thënë: “Interi dhe Napoli janë rivalët tanë më të mëdhenj. Juventusi ende nuk e ka fituar ligën e Serisë A-së. Është një rrugë e gjatë deri në fund”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora sërish është shfaqur unike në rrugët e Kalifornisë.…