Allegri kritikon Bonuccin

25 shtator 2018 | 10:34

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka kritikuar Leonardo Bonuccin për faktin se po kalohet lehtë nga kundërshtarët.

“Deri tani kemi pësuar shumë dhe Bonucci nuk ka qenë në formën e tij më të mirë. Në Valencia më pëlqeu, por ndoshta ai ka harruar se si mbrojmë ne te Juventusi. Leonardo është një profesionist, por duhet të jetë më i qetë dhe të nisë të studiojë që të mos kalohet aq lehtë nga rivali dhe të mbulojë duke përdorur edhe ndihmën e shokëve të ekipit. Nuk ka nevojë të marrë përsipër shumë situata personale. Thjesht, duhet të kthejë kokën pas dhe t’i studiojë metodat e së kaluarës”, ka thënë Allegri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Rita Ora është duke shijuar suksesin e këngës së…