Allegri: Patëm fat kundër Interit, rëndësi kanë tri pikët

07 nëntor 2022 | 11:40

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është shprehur i kënaqur me fitoren e “Zonjës së Vjetër” në derbi kundër Interin (2-0).

Trajneri e ka pranuar se skuadra e tij pati fat, por që rëndësi kanë tri pikët.

“Rabiot? Kam biseduar me të para se të mund të largohej nga Juventusi, vetëm i thashë se te Juventus ai ka vlerë të madhe, se e konsideroj atë një lojtar të madh dhe të rëndësishëm. Ai ka luajtur një ndeshje të jashtëzakonshme. Të them të vërtetën, e patëm pak fat në fitoren ndaj Interit, por rëndësi ka që ne morëm tre pikët”, ka thënë Allegri.

 

“Të ktheheshim nga një periudhë e keqe duke fituar ndaj Interit është një gjë që më bën të jem krenar, nuk është e lehtë të luash një ndeshje të tillë. Ne luajtëm mirë teknikisht, rrezikuam shumë gjatë gjithë lojës duke lënë hapësira te lojtarë si Calhanoglu apo Lautaro, por në fund fituam dhe kjo tashmë ka rëndës”, është shprehur Allegri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se…