Allegri: Vendi i dytë rezultat pozitiv

26 shkurt 2024 | 15:45

Juve nuk “vdes” kurrë, del me tre pikë nga sfida përballë Frosione-s fal një goli në minutën e 95-të, por ky fakt nuk e rikthen dot “Zonjën e Vjetër” në garë pasi Inter vijon të zhvillojë një kampionat më vete.

Sigurisht, titulli nuk është më prioritet, por ekipi i Allegrit kërkon të blindojë vendin e dytë, kjo fitore ishte shumë rëndësishme pasi e dërguan në plus 4 diferencën me Milanin. Dusan Vlahovic ishte protagonisti kryesor në këtë përballje, me sulmuesin serb që realizoi një “dopetë” golash, i pari që në minutën e 3-të.

Goli i Vlahoviq nuk trembi miqtë, me Frosinonen që reagoi fuqishëm duke shënuar dy gola të shpejtë, në minutën e 14-të dhe 27-të, dy gola që përmbysën rezultatin. Për të rikthyer sërish Juven në garë mendoi Vlahovic me sulmuesin serb që barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 32-të. Juve hasi vështirë në fraksionin e dytë për të gjetur golin e fitores, por atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 95-të, Rugani dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Juves një tre pikësh me shumë peshë:

“Ishte e rëndësishme të riktheheshim te fitorja, kur mungojnë rezultatet shtohet presioni. Ky grup ka bërë deri më tani 57 pikë, janë shumë. Zona Champion? Arritëm të mbajmë Bologna-n 9 pikë larg, por ka ende shumë ndeshje dhe sfida direkte. Vendi i dytë do të ishte një rezultat i rëndësishëm, të mos harrojmë edhe gjysmëfinalen e Kupës së Italisë”, u shpreh Allegri në konferencë për shtyp.

Gjithnjë e më larg Evropës mbetet Napoli, me kampionët në fuqi që u ndalën sërish, këtë herë në një barazim 1-1 në transfertë përballë Cagliarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata atdhetare “Jehona e Malësisë”, i ka dërguar shkresë komunës…