Alonso, afër transferimit te Red Bulli 

11 maj 2022 | 17:02

Piloti spanjoll Fernando Alonso, i rikthyer në pistë vitin e kaluar, mund ta lë skuadrën Alpine në fund të këtij viti për t’u transferuar te Red Bulli sezonin e ardhshëm. Lajmi i bujshëm ka ardhur nga Majemi pak ditë pas përfundimit të garës të zhvilluar aty.

Kontrata e dy herë kampionit të botës në Formula 1 skadon në fund të këtij sezoni ashtu sikurse edhe ajo e meksikanit Sergio Perez, që aktualisht garon me Red Bullin. Alonso mund të zërë pikërisht vendin e Perezit dhe për momentin bëhet fjalë vetëm për thashetheme.

“Fernando është një pilot i jashtëzakonshëm dhe është fantastike që garon në Formula 1 në moshën 40-vjeçare, duke qenë frymëzim. Gjithsesi, ai nuk është në planet tona. Perez po bën një punë të mirë me ne dhe jemi të përqendruar te këta dy pilotë për këtë vit”, ka thënë Christian Horner, drejtor sportiv i Red Bullit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës është votuar për zgjedhjen të mërkurën…