Altik Muhaxhiri, ‘ylli i javës’ në Superligë

10 maj 2022 | 11:51

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Për xhiron e 34-të këtë çmim e ka fituar portieri i FC Dukagjini, Altik Muhaxhiri. Kjo është java e dytë radhazi që ky çmim shkon në duart e portierëve.

Altik Muhaxhiri ka qenë përcaktues në arkëtimin e një pike shumë të rëndësishme për Dukagjinin si mysafir i Dritës.

Ai përveç që pati disa intervenime gjatë këtij ballafaqimi, arriti ta presë edhe gjuajtjen e Marko Simonovskit nga penalltia, duke u shndërruar në hero të tifozëve të skuadrës nga Klina. Dukagjini është duke luftuar për t’iu shmangur pozitës që dërgon në barazh dhe aktualisht mban pozitën e gjashtë, me 46 pikë, dy më shumë se rivalët direkt Drenica dhe Malisheva.

Çmimin “ylli i javës” për portierin e FC Dukagjini, e ndau Rron Avdiu, zyrtar i lartë kreditor në BKT.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se…