Alush Musaj rizgjedhet rektor në Universitetin ‘Isa Boletini’

21 qershor 2019 | 15:54

Këshilli i Drejtues i Universitetit të Mitrovicës, “Isa Boletini” të premten ka zgjedhur rektorin e këtij universiteti.

Me nëntë vota për të këtij këshilli, Alush Musaj është rizgjedhur në pozitën e rektorit të Universitetit “Isa Boletini”.

Për Musajn kanë votuar të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues, teksa tre kandidatët tjerë nuk kanë marrë vota.

Në garën për rektor kanë qenë edhe Islam Fejza, Blerim Baruti dhe Qazim Tmava.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Z Mobile nëpërmjet një komunikate për medie, pas raportimit…