Alvesi, afër Tottenhamit

15 korrik 2019 | 16:41

Mbrojtësi i Brazilit, Dani Alves pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier Ligë.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet angleze. Mësohet se Tottenham Hotspur tashmë e ka kontaktuar ish-mbrojtësin e Juventusit dhe Barcelonës, i cili është lojtari i lirë dhe i ka ofruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.

Alvesi shihet si opsion i mirë për krahun e djathtë, pasi Kieran Trippier e Serge Aurier do të largohen gjatë kësaj vere nga ekipi anglez.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Unioni i Studentëve Shqiptarë (USSH) ka dalë kundër vendimit të…