Amazon do të shkurtojë 9000 vende të tjera pune

20 mars 2023 | 22:50

Amazon do të shkurtojë 9,000 vende të tjera pune, të cilat do t’i shtohen 18,000 shkurtimeve të njoftuara që në janar.

Kështu bëri me dije këtë të hënë menaxheri i saj i përgjithshëm, Andy Jassy, në një letër drejtuar ekipeve të grupit, të publikuar në faqen e saj.

Shumica e shkurtimeve të vendeve të punës kanë të bëjnë me aktivitetin e informatikës në distancë (cloud); Shërbimet në internet të Amazon (AWS); departamentin PXT të dedikuar për menaxhimin e burimeve njerëzore; stafin e dedikuar për reklamat, si dhe platformën video Twitch./Mcntv.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se nëse në dokumentin final…