Ambasada amerikane në Beograd: Vulini dhe Popoviqi mbeten nën sanksione, qëndrimi i ShBA-së ndaj tyre dihet

03 maj 2024 | 16:14

Ambasada amerikane në Beograd ka thënë se ministrat e Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vulin dhe Nenad Popoviq mbeten nën sanksione dhe se qëndrimi amerikan ndaj tyre dihet mirë.

“Pozicioni ynë për Vulinin dhe Popoviqin është i njohur. Ata mbeten nën sanksionet amerikane”, ka thënë ambasada amerikane për “N1”, duke thënë se “qeveria amerikane nuk ka asnjë rol në formimin e qeverisë së re serbe”.

Vulini dhe Popoviqi janë nën sanksionet e ShBA-së që nga korriku i vitit 2023. Vulini mes tjerash është nën sanksione edhe për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Vulini nga dje është zëvendëskryeministër i Qeverisë së Serbisë, ndërsa Popoviqi ministër pa portofol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me…