Ambasada amerikane: Taksa të hiqet, Serbia të ndalojë fushatën kundër Kosovës

10 shkurt 2020 | 20:20

Ambasada e SHBA-së ka kërkuar që Kosova ta heqë taksën për mallrat e Serbisë dhe gjithashtu Serbia ta ndalojë fushatën që vendet e tjera t`i tërheqin njohjet për shtetin e Kosovës.

Ambasada në Prishtinë në një deklaratë për RTK tha se qëndrimi i SHBA-ve, Presidentit Trump dhe Ambasadorit Grenell mbetet i njëjtë dhe se Kosova duhet ta heqë tarifën 100 përqind për mallrat serbe ndërsa Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër Kosovës për ç’njohjen e shtetit.

Ndërkohë, është raportuar se i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, është kundër masave të reciprocitetit, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka paralajmëruar kundër Serbisë.

Kurti, i cili ka marrë detyrën e kryeministrit javën e kaluar, ka thënë se kjo masë do të zëvendësohet me reciprocitet ndaj Serbisë dhe se reciprociteti do të zbatohet “në aspektin ekonomik, tregtar dhe politik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rast se Lewis Hamilton do të lërë Mercedes për…