Paralajmërohet shkëmbimi i bujshëm në Formula 1

10 shkurt 2020 | 20:19

Në rast se Lewis Hamilton do të lërë Mercedes për të pilotuar makinën Ferrari në vitin 2021, mund të ndodhë edhe rokada, që Sebastian Vettel të ndërmarrë udhëtimin në kahun e kundërt.

Sipas “Bild”, piloti gjerman është në pritje të një oferte nga drejtuesit e “kokëkuqes”, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Kontrata e Vettel me Ferrari skadon në fund të këtij sezoni.

“Sebastian është vënë në kurth nga kjo situatë transferimesh apo konfirmimesh. Ferrari konfirmoi Leclerc, ndërsa Red Bull konfirmoi Verstappen. Te Ferrari presin se si do të paraqitet Vettel këtë sezon para se të vendosin. Ka shumë gjasa që të ndodhë shkëmbimi Hamilton-Vettel, çka do të ishte shumë interesant për të ardhmen e Formula 1”, shkruan “Bild”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
11.02.2020 Punime të domosdoshme për siguri te sistemit Prizren 1.…