Ambasada britanike: Shpallja e konkursit për kryeprokuror pa mbështetjen tonë ishte vendim befasues

13 janar 2022 | 11:22

Ambasada e Britanisë së Madhe është shprehur e befasuar me vendimin e marrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) për të shpallur konkurs për emërimin e kryeprokurorit të Shtetit.

Në një reagim të kësaj ambasade është thënë se kishin ofruar mbështetje për rekrutimin e kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa teksa po prisnin përgjigje nga KPK-ja, janë befasuar me vendimin e djeshëm.

“Ambasada britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë, ishte befasues”, është thënë në reagim.

Me këtë veprim, sipas Ambasadës së Britanisë së Madhe, KPK-ja e ka humbur një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë.

“Edhe përkundër faktit se një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë u humb, presim që KPK të zhvillojë proces rekrutues të mirë, transparent dhe meritor”, është thënë në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blogerja e njohur, Armina Mevlani ka deklaruar se para shumë…