Ambasada e Britanisë dënon mohimin e ngjarjeve që kanë ndodhur në Reçak

09 dhjetor 2019 | 18:45

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka mbështetur deklaratat nga Bashkimi Evropian, PSSP i Kombeve të Bashkuara dhe të tjerët, si përgjigje ndaj komenteve të fundit që mohonin ngjarjet e mirë dokumentuara që kanë ndodhur në Reçak, në janar të vitit 1999.

Ambasada e Britanisë kërkon që përfaqësuesit nga të gjitha palët të kenë përgjegjësi dhe të përmbahen nga retorika e dëmshme dhe provokative, që është mosrespektuese ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, dhe dëmton mundësitë për pajtim dhe kthimin në dialog.

“Ne presim që institucionet gjyqësore në Prishtinë do të ndjekin procesin e duhur në trajtimin e të gjitha çështjeve në mënyrë transparente, pa paragjykime etnike”, është theksuar në reagimin e kësaj ambasade.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Më 8. 12. 2019 u mbajt koncerti i Filarmonisë së…