Ambasada e Kosovës në Vjenë, mirënjohje për Prof. Eqrem Zenelajn

18 janar 2020 | 09:09

Ambasadori i Republikës së Kosovës, në Vjenë të Austrisë, shkëlqësija e tij z.Sami Ukelli i ndau një Mirënjohje Prof. Eqrem Zenelajt, historianit, studiuesit dhe mësimdhënësit të njohur universitar, hulumtuesit të 20 arkivave te vjetra europjane  etj., për kontributin e tij të vazhdueshëm e të gjithanshëm për historinë dhe kulturën shqiptare.  

Puna dhe angazhimi i gjithanshëm intelektual i Prof. Zenelajt, është një shembull i mirë jo vetëm për shqiptarët në kryeqytetin austriak, por edhe më gjerë, u tha me rastin e ndarjes së mirënjohjes nga Ambasadori Sami Ukelli.

Profesor Zenelaj e shprehu falenderimin e thellë për nderimin e treguar me rastin e ndarjes së kësaj mirënjohjeje, e cila, sic tha, do të jetë shtytje për të vazhduar më me ngulm me punët dhe angazhimet shkencore-hulumtuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka bërë hapin më të…