Ambasada e ShBA-së në Kosovë i publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

19 prill 2024 | 12:11

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), i ka publikuar numrat ku viktimat e dhunës në baza gjinore mund t’i raportojnë rastet.

Në një postim, Ambasada e ShBA-së në “X” ka kujtuar se Kosova ka një ligj në fuqi që e dënon këtë krim.

“Kosova ka një ligj gjithëpërfshirës për parandalimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës në familje. Dhuna me bazë gjinore është një krim i dënueshëm – i dënueshëm nga ligji në fuqi. Raportoni në: 0800 11 112 ose 192”, ka shkruar Ambasada e ShBA-së.

Kjo vjen pas dy ngjarjeve tragjike, që ndodhën ditëve të fundit në Kosovë.

Si pasojë e kësaj janë vrarë dy gra në Ferizaj dhe Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 16 prill shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të…