Kontributi i veprimtarit Sali Bislimi në Këshillin e Evropës

19 prill 2024 | 11:53

Më 16 prill shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës përkrahën anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

E angazhimi për lobim në këtë organizatë nuk u ndalë asnjëherë, edhe nga individë që kanë ndikim e miqësi në një institucion të tillë.

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, veprimtari, Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka postuar në “Facebook” disa fotografi me zyrtarë të lartë të KiE-së, ku shihet me kryetarin e tanishëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tim Kox.

Ai thotë se ishte gjithmonë aty ku duhet për imazhin pozitiv të Kosovës nder vite në Këshillin e Evropës.

“Ishim aty ku duhet për imazhin pozitiv të Kosovës nder vite në Këshillin e Evropës. Takime të rëndësishme për mos ta vonuar anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion të lartë ndërkombëtar. Me kryetarin e tanishëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tim Kox, ish-kryetaren e Asamblesë zonjën e nderuar miken time Anne Brasseur dhe përfaqësuesin e partive liberal demokratike të Evropës në këshill z. Lulian Bulai. Këtu do të korrigjohet dhe vendoset drejtësia për qytetarët e Kosovës. Mos e vononi Kosovën, ajo ka njerëzit me të mirë dhe me të vuajtur të Evropës!”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Qendrore të…