Ambasada e ShBA-së në Kosovë ul flamurin në gjysmështizë për viktimat në Turqi dhe Siri

08 shkurt 2023 | 16:19

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovës e ka ulur flamurin në gjysmështizë si shenjë solidarizimi me viktimat që u prekën nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Këtë veprim, kjo ambasadë e ka bërë në përputhshmëri me vendimin e presidentes Vjosa Osmani dhe Qeverinë e Kosovës për ta shpallur të mërkurën ditë zie në Kosovë.

“Duke njohur deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se sot është ditë zie për viktimat nga tërmetet në Turqi dhe Siri, ne iu bashkuam Qeverisë së Kosovës në uljen e flamurit tonë në gjysmështizë në respekt dhe përkujtim për ata që humbën jetën nga kjo ngjarje tragjike”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian nesër (e…