Ambasada e SHBA-së: Zyra e Kurtit dhe ajo e Osmanit kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për asociacionin

30 janar 2023 | 20:35

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin për Asociacionin, që do ta organizojë ajo më 31 janar.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në një përgjigje të zëdhënëses së Ambasadës amerikane, Katherine Judd, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Ambasada amerikane tha se diskutimi për Asociacioni konsiston me qëllimin e Shteteve të Bashkuara për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe është si “reflektim për miqësinë tonë të gjatë dhe mbështetjen për popullin e Kosovës”./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Pejës në ndeshjen e vlefshme…