Ambasadori Abbott informohet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

28 janar 2020 | 17:44

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar të martën Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, me ç’rast ka takuar bartësit e institucioneve qeveritare, të angazhuar në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Gjatë takimit, ambasadori Abbott u informua me infrastrukturën ligjore dhe institucionale, si dhe me angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe sfidat me të cilat përballet ky proces, duke theksuar në veçanti mungesën e ofrimit të informatave nga autoritetet e Beogradit.

Përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, të angazhuar në këtë proces, vlerësuan lartë përkrahjen e Ambasadës Britanike, gjegjësisht Mbretërisë së Bashkuar, në vazhdimësi, e në veçanti pas vizitës së Princit Charles në Republikën e Kosovës, gjatë vitit 2016.

Ambasadori Nicholas Abbott ka shprehur përkushtimin e Ambasadës dhe angazhimin e tij personal në përkrahjen e mëtejshme të këtij procesi, me theks të veçantë në adresimin e obligimeve që dalin nga “Deklarata e Përbashkët e Kryeministrave për Çështjen e Personave të Zhdukur” të nënshkruar në Samitin e Londrës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësiti policor i hetimeve rajonale në Prizren ka arritur të…