Ambasadori amerikan mbështet protestën e organizuar në Drenas

08 shkurt 2019 | 17:57

Në lidhje me rastin e dyshimeve për abuzim seksual ndaj 16-vjeçares në Drenas nga profesori i saj dhe hetuesi policor, ka reaguar edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Kosnetti nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter”, ka përshëndetur mbarëvajtjen e qetë të aktivitetit të sotëm të protestës së organizuar në Drenas, ku dënohej dhuna ndaj gruas.

“I impresionuar kur shoh kaq shumë qytetarë të Kosovës që bashkohen për të kërkuar fundin e dhunës kundër grave. Protesta paqësore dhe përgjegjësia publike janë elemente kritike të çdo demokracie. Pra, është barazia gjinore”, ka shkruar Kosnetti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se ajo…