Grenelli ua konfirmon Thaçit dhe Haradinajt mbështetjen e ShBA-së për dialogun me Serbinë

01 maj 2019 | 15:05

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në Samitin e Berlinit, kanë vizituar edhe ambasadorin e ShBA-së në Gjermani, Richard Allen Grenell.

Në njoftimin e ambasadës së ShBA-së në Berlin, të cilin e ka publikuar në llogarinë zyrtare në “Twitter” është thënë se ambasadori Grenell ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të Amerikës në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ambasadori Grenell mirëpriti presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli për të përsëritur mbështetjen e fuqishme të ShBA-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”, ka njoftuar ambasada e ShBA-së në Gjermani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka…