Ambasadori Berishaj shfaqet për herë të parë pas skandalit 600 mijë eurosh, merr pjesë në një iftar

01 maj 2022 | 23:50

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, është shfaqur publikisht për herë të parë pas dyshimeve të përfshirjes së tij në një skandal të madh financiar.

Berishaj raportohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Paraprakisht, mjetet financiare, kompania MB Consulting, në pronësi të Berishajt, i kishte pranuar nga një kompani energjetike serbe, GEN. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka mohuar akuzat.

Ambasada e Kosovës në Kroaci sonte ka shtruar iftar ku të pranishëm ishin edhe krerë të shteti kroat.

“Sonte ne Zagreb, ne prag te festes se shenjte te Bajramit, Meshihati i Bashkesise Islame ne Kroaci ne krye me dr. Aziz ef. Hasanoviq, organizoi iftar ku muaren pjese: kreu i shtetit te Kroacise, kryetari Zoran Milanoviq, ministrja e kultures dhe mediave dr. Nina Obuljen Korzhinek si e derguar e posaçme e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq,  nekryetari i parlamentit Zhelko Reiner, ish presidentet kroat Kolinda Grabar Kitaroviq dhe Ivo Josipoviq si dhe perfaqesuesit e korit diplomatik ne krye me nuncin Georgije Lingua”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

“Festa e Bajramit sjellte mbaresi, shendet dhe gjitha te mirat ne familjet shqiptare”.

Ish-anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes që u emërua ambasador i Kosovës në Zagreb vitin e kaluar është implikuar në një skandal të madh financiar për të cilin ka raportuar mediumi slloven Planet Tv. Berishaj ka shtetësi sllovene dhe para dekretimit si ambasador në Kroaci atij i është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Lëvizjen për Pajtimin…