Ambasadori britanik fton partitë politike që të jenë pjesë e dialogut

29 qershor 2018 | 15:13

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, u ka bërë thirrje partive kryesore politike që të përfshin në fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Britania e mbështet shefen për politik të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini për t’i ndihmuar dy shtetet në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Gati 20 vjet pas konfliktit, Kosova dhe Serbia janë mbajtur prapa nga mungesa e një marrëdhënie normale me njëra-tjetrën. Ne mbështesim me forcë përpjekjet Mogherinin për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë të zgjidhin dallimet e tyre dhe të bëjnë një marrëdhënie të re dhe më të mirë”.

“Është pozitive që këto përpjekje po hyjnë në një fazë të re. Kosova duhet të krijojë struktura për t’u angazhuar në këtë proces, në mënyrë që çdo rezultat të mund të zbatohet dhe të gëzojë besimin e qytetarëve të Kosovës. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë të bëjnë çka munden që Kosova të angazhohet seriozisht në fazën e re të dialogu”, ka shkruar O’Connelli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ftuar subjektet…