Ambasadori britanik takohet me myftiun Tërnava, diskutojnë për adresimin e dhunës seksuale

25 mars 2024 | 13:53

Ambasadori i ri Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiun Naim Tërnava

Në këtë takim, sipas ambasadorit është diskutuar për komunitetin islamik të Kosovës, se si ai pasuron kulturën e Kosovës dhe rolin e tij në tejkalimin e boshllëqeve ndërmjet komuniteteve të Kosovës.

Hargreavesi në takim është diskutuar edhe adresimin e dhunës seksuale.

“Komuniteti islamik i Kosovës pasuron kulturën e larmishme të Evropës dhe ka një rol të madh për të luajtur në tejkalimin e boshllëqeve ndërmjet komuniteteve të Kosovës. Ishte e mrekullueshme të takova myftiun Naim Tërnava për të diskutuar mbi këto çështje dhe se si mund të punojmë së bashku për çështje të tilla si adresimi i dhunës seksuale”, ka shkruar ambasadori Hargreaves në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rike Roçi ka rrëfyer të shkuarën e saj të trishtë.…