Ambasadori Dedaj: Kosova nuk do ta harrojë kurrë kontributin e ShBA-së për liri dhe pavarësi

02 korrik 2020 | 11:37

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, në vigjilje të 4 Korrikut, shpalljes se Deklaratës së Pavarësisë së ShBA-së,  ka uruar homologen e tij amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes.

Me këtë rast, ambasadori Dedaj ka thënë se populli i Kosovës nuk do të harrojë kurrë kontributin dhe rolin e ShBA-së për lirinë dhe pavarësinë  e vendit tonë, raporton “Epoka e re”.

“Urime 4 Korriku Amerikë! Kisha nderin ta përgëzoj, shkëlqesinë e saj, Kate Marie Byrnes, ambasadore e ShBA-së, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me rastin e festes së 4 korrikut 1776, të shpalljes se Deklaratës së Pavarësisë së Amerikës. Shkëlqesinë e saj, ambasadoren Kate Marie Byrnes, përmes një letre e përgëzova në emër të ambasadës, popullit dhe institucioneve të Kosovës, duke rikujtuar rolin historik të ShBA-së, për paqen, barazinë, demokracinë dhe lirinë e shumë popujve të botës. Në letër me tej shtova se populli i Kosovës kurrë nuk do të harrojë kontributin dhe rolin e ShBA-së, për lirinë e Kosovës, të vetëdijshëm se Amerika do të vazhdojë t’i mbështes proceset demokratike, zhvillimin ekonomik , stabilitetin dhe perspektiven euroatlantike të Kosovës dhe rajonit!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jurgen Klopp bëri një premtim dhe e mbajti, duke ngritur…