Neville: Kloppi i ngriti lojtarët e Liverpoolit për nga 100 milionë euro

02 korrik 2020 | 11:36

Jurgen Klopp bëri një premtim dhe e mbajti, duke ngritur titullin kampion me Liverpoolin. Pa asnjë diskutim ai është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe më i dashuri për fansat e “The Reds”.

Gjermani di si t’i bëjë për vete të gjithë. Edhe Gary Neville është habitur me atë që Kloppi ka bërë në Premierë Ligë, madje e pranon hapur se nuk e kishte besuar se do të ndodhte diçka e tillë. Kjo për shkak të fuqisë së klubeve të tjera për të bërë merkato të fuqishme.

“Kur erdhi Jurgen Kloppi unë nuk mendoja se mund ta fitonte titullin kampion për shkak të fuqisë që kanë për të shpenzuar klube si Manchester City, Manchester Unitedi dhe Chelsea. Gjithsesi ai i ktheu lojtarët 30 milionë në 130 milionësh. Ekipet e tjera i kthyen lojtarët 130 milionë në 30 milionësh”, shprehet Neville.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nuhi Bytyçi Gjatë majit dhe qershorit të vitit 1990,…