Ambasadori Dedaj takohet me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe Çairit

07 shkurt 2019 | 12:50

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, është takuar me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, me të cilin ka biseduar për sfidat, rëndësinë dhe të arriturat e qeverisjes lokale në Qytetin e Shkupit.

Po ashtu, ambasadori Dedaj ka takuar edhe kryetarin e Komunës së Çairit në Shkup, Visar Ganiu, i cili i kishte bërë një dhuratë Dedajt me figurën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Ambasadori Dedaj ka thënë se pati kënaqësinë që si ambasador i Kosovës në Maqedoni t’i takojë këto dy personalitete.

Fotografia e Gjergj DedajFoto: Ambasadori Dedaj në takim me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në vizitën e tij të…