Ismaili: Asnjë mjek specialist s’do të mbetet i papunë

07 shkurt 2019 | 12:34

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në vizitën e tij të realizuar në Spitalin e Prizrenit bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli, ka thënë se para të pranishmëve se ky vit do të jetë përplot investime në sektorin që ai drejton.

Veç kësaj Ismaili ka thënë se me kërkesë të kryeparlamentarit Veseli, së shpejti do të krijohen vende të reja pune për mjekët specialistë, duke pohuar se nuk do të mbetet asnjëri nga ta i papunë.

“Ne kemi një sistem shëndetësor që ka më së paku kokë banori në rajon. Ndaj edhe kryetari Veseli më ka shtyrë që të mos lëmë asnjë mjek specialistë të papunë”, ka thënë Ismaili.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi,…